Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, deklaroi se ndeshja e Kampionatit Botëror kundër Jordanisë ishte shumë e vështirë, por theksoi se skuadra e tij e meritoi fitoren.
“Ky ishte një takim me intensitet shumë të lartë, ndonjëherë madje tepër intensiv. Jordania bëri një punë të jashtëzakonshme dhe na e vështirësoi shumë lojën. Në fund, mendoj se fituam me meritë, por ishte vërtet shumë e vështirë”, tha Rangnick.
Austria triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Jordanisë në Santa Clara, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit J të Kampionatit Botëror.
Megjithëse austriakët konsideroheshin favoritë, jordanianët treguan paraqitje të mirë dhe rezistuan për pjesë të mëdha të ndeshjes, duke e bërë sfidën më të komplikuar sesa pritej.
Në xhiron e dytë të Grupit J, Austria do të përballet me Argjentinën, në një duel që pritet të jetë vendimtar për kreun e grupit.







