Ballina Bota Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance

Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance

125
0

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance tha se është i kënaqur që dëgjon komentet e Papa Leos mbi marrëveshjen SHBA-Iran. Ai shtoi se marrëveshja do të jetë e mire për të gjithë dhe se do të punojnë që Irani të përmbushë angazhimet e saj.

“Përgjigja ime ndaj kësaj është, lëvdoni Jezusin. Jam i kënaqur që Papa ka gjëra pozitive për të thënë në lidhje me Memorandumin tonë të Mirëkuptimit. Mendoj se Papa është thelbësisht i saktë dhe se do të jetë mirë për të gjithë botën.

Por ne duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë për t’u siguruar që iranianët të respektojnë angazhimet që kanë marrë”, tha Vance në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Papa Leone në reagimin e tij u shpreh se shpresonte që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën dhe qw ajo të ketë mbaruar vërtet.