Me kërkesa të qarta, qytetarët shprehen se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme. Në protestën e 24 ata qëndrojnë të vendosur dhe protestojnë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë së korruptuar.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme publikoi foton e një protestuesi, duke e shoqëruar me reagim në lidhje me protestën. Në protestë, i riu Erlis Sina iu përgjigj Ramës se shqiptarët janë bashkë deri në largimin e tij.
“Nuk mund të jem mik i Ramës sepse ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama nuk jam si ti. 24 ditë je munduar të na përçash, je munduar të na etiketosh, si të çamëve, të grekëve apo të PD. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para. Unë jam me këtë shesh të gjithë plotë. T’i je i vetëm. Dhe kështu i vetëm do largohesh nga ajo zyrë dhe do shkosh në burg…Bëhuni bashkë, lërini përkatësitë partiake, sot ka ardhur dita të largojmë Ramës.”, ai.







