Ballina Aktualitet Sot, protesta e 28-të kombëtare, pritet pjesëmarrje masive e diasporës: Rama jepe...

Sot, protesta e 28-të kombëtare, pritet pjesëmarrje masive e diasporës: Rama jepe dorëheqjen

88
0

Sot, të shtunën, do të zhvillohet protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Në protestë pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 28-të radhazi.