Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka pretenduar nga Kuvendi se Kremlini ka dorë në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Balla tha se deputetët e PD-së nuk morën pjesë në seancën e sotme, pasi sipas tij, u trembën nga vezët e qëlluara seancën e kaluar nga protestuesit.
“Ende nuk i dimë arsyet se përse PD ndjesë pastë e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Kush mendon se mund t’u bëjë presion deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimin që Kuvendi ka për të vijuar punën në këtë moment historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend do vijojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe grupi i PS do i qëndrojë besnik plotë 856 mijë e 177 votave që na kanë sjellë në këtë sallë. Dua që në emër të grupit të PS të dënojmë aktet e dhunës të inspiruara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi treguar qytetarëve shqiptarë vetëm pak prej tyre që janë të përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në aktivitet kriminal të grabitjes, të dhunës. Sëfundmi një individ nga Lezha, një farë Anton Frroku, që është një nga profilet më të paimagjinueshme të banditizmit të kësaj proteste, i cili në këto momente që flasim është në kërkim nga Policia për dhunë brenda familjes. Sepse vetëm nga këta mund të kesh që ditën në protestë dhe natën në mënyrë barbare dhunojnë bashkëshorten e vet. I bëj thirrje Policisë ta arrestojë këtë person dhe t’ua tregoj këtyre flamengove. 3 punonjës policie janë këto momente të plagosur, të dëmtuar rëndë. Kushdo që tenton të ngrejë dorën kundër punonjësve të Policisë, ka ngritur dorën ndaj vetë shtetit.
Gjaku i punonjësve të Policisë është gjaku i shtetit. Nazizmi kështu lindi, duke sulmuar Parlamentin. Këta nuk kanë asnjë dallim, pranda qëndrimi i këtij Kuvendi duhet të jetë i qartë dhe jo i ndarë në krah. Këta arritën deri në pikën sa u tremën edhe nga vezët. Protestuesve në emër të Grupit të PS, dua të jem i drejtpërdrejtë. Pak ditë na ndajnë kur koha e dialogut me ju që kishit shqetësime reale po vjen. Arsyet e sinqerta të protestës jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe të reflektojmë. Kam besim se qytetaria e flamengove do distancohet nga dhuna e elementëve kriminalë. Kush në Shqipëri nuk e beson dot që këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që këtu është jo vetëm Irani apo vende fqinje që s’duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizë, por edhe Kremlini”, tha Balla.







