I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi për veprimtarinë vjetore të vitit 2025, kreu i SPAK, Klodjan Braho u pyet dhe për çështjen e 21 janarit.
Braho tha se kjo çështje është ende nën hetim dhe nuk mund të japë detaje. Drejtuesi i SPAK u shpreh se e kupton ndjeshmërinë e rastit, por nuk është çështje që mund të zgjidhet në komision parlamentar.
Sa u përket pretendimeve të palëve, Braho tha se duhet t’i drejtohen SPAK për të marrë përgjigjet që kërkojnë sipas Kodit.
“Është çështje nën hetim dhe hetimet vazhdojnë. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit, por nuk e zgjidhim dot në këtë seancë. Nëse palët kanë pretendime t’i drejtohen SPAK për të marrë përgjigje sipas Kodit”, tha Braho.







