Ballina Aktualitet Ambasada ruse mohon përfshirjen e Kremlinit në protestat në Shqipëri: Pretendimet janë...

Ambasada ruse mohon përfshirjen e Kremlinit në protestat në Shqipëri: Pretendimet janë të pabaza! Mos kërkoni armiq…

74
0

“Kush në Shqipëri nuk e beson dot që këtu është dorë e huaj që po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që këtu është jo vetëm Irani apo vende fqinje që s’duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizë, por edhe Kremlini”.

Kështu deklaroi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke komentuar protestat anti-qeveritare që po mbahen prej një muaji në Tiranë dhe që janë përshkallëzuar në akte dhune kundër policisë.

24 orë më pas, Ambasada e Rusisë në Shqipëri pretendoi se pretendime të tilla janë të pabaza dhe se Rusia zbaton me rreptësi parimin themelor të mos ndërhyrjes në punët e brendshme të një populli tjetër.

Në një koment të postuar të premten në rrjetet e saj sociale, Ambasada shpreh keqardhje që politikanët shqiptarë, duke veçuar me emër, Blendi Gonxhjan apo Taulant Ballwn, “imponojnë publikut idenë e pabazë për ‘ndikim dashakeq’ të Rusisë’ dhe bën thirrje për një qasje më të përgjegjshme por edhe përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty ku nuk ekzistojnë.