Këtë të premte po mbahet protesta e 34 antiqeveritare para Kryeministrisë.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj në një deklaratë solli shqetësimet e ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për dhunën joproporcionale të ushtruar nga policia.
Ajo kërkoi hetim të pavarur dhe lirimin e menjëhershëm të protestuesve.
“Pas ngjarjes së djeshme ne kemi përgatitur një deklaratë.
Deklaratë kundër dhunës:
Protesta është e drejtë kushtetuese, çdo përpjekje për t afrikësuar apo shtypur përbën shkeljen e të drejtës themelore.
Dënojmë përdorimin e gazit pa paralajmërim, shtyrjen e protestuesve.
Monitorimi i KSHH ka konstatuar tejkalim të kompetencave të policisë.
I kërkojmë policisë të japë shpjegime dhe të mundësojë hetim të pavaruar për tejkalim të kompetencave, çdo efektiv duhet të mbajë përgjegjësi.
Dhuna e ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec, nuk ishte rast i izoluar sepse një grup protestuesish dje u përballën me dhunë joproporcionale.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm, ndalimet arbitrare dhe dhuna nuk mund të përdoren si mjet frikësimi”, tha ajo.







