Ballina Sport Kolumbia marshon në 1/8, ndaj Ganës mjafton një gol i Arias, tani...

Kolumbia marshon në 1/8, ndaj Ganës mjafton një gol i Arias, tani sfidojnë Zvicrën

72
0

Kolumbia marshon në 1/8 teksa triumfuan 1-0 përballë Ganës. Ekipi latino-amerikan dominoi ndeshjen që në start dhe falë golit të Arias në minutën e 14-të, e kishte më të thjeshtë të kontrollonte takimin.

Nga ana tjetër Gana, në radhët e të cilës ishte si zakonisht titullar ish-futbollisti i Skënderbeut, Kuasi Sibo, u përpoq të rrezikonte portën, por dukej qartësisht që i mungonin futbollistët që mund të bënin diferencën në sulm.

Kolumbia administroi mirë lojën dhe ndonëse nuk gjeti golin e dytë të cilit iu afrua disa herë, iu gëzua fitores 1-0 që i siguroi kalimin në turin tjetër të turneut ku do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës.