Ballina Aktualitet Kultivuan kanabis në sera në Berat në 2022, GJKKO dënon me rreth...

Kultivuan kanabis në sera në Berat në 2022, GJKKO dënon me rreth 95 vite burg 17 persona

60
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për 17 personat e pandehur, të akuzuar për kultivimin e rreth 1.8 tonëve kanabis përmes serave në fshatin Drenovicë të Beratit.

Dy drejtuesit e grupit, Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, u dënuan secili me 8 vjet e 8 muaj burg, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me 6 vjet e 8 muaj burgim u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.

Ndërsa Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Gjykata shpalli fajtore edhe Drita Mema dhe Izmire Mema për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim të thjeshtë, duke i dënuar me nga 4 vjet burgim, por vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tyre në provë për një periudhë 3-vjeçare. Të dyja u shpallën të pafajshme për akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe iu shuan masat e sigurimit.

Emri i të dënuarit/ Dënimi/ Vepra penale për të cilën është dënuar
Sadetin Hasaj – 8 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotike; Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit; Grup i strukturuar kriminal (drejtues)
Blerim Xheka – 8 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotike; Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit; Grup i strukturuar kriminal (drejtues)
Sidrit Bisha – 6 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotike; Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Suad Smakaj – 6 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Jurgen Ujkaj – 6 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotike; Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Samoel Lushaj – 6 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotike; Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Endriol Xheka – 6 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Mirvaldo Disha – 6 vjet e 8 muaj burgim – Prodhimi dhe shitja e narkotikëve; Kultivimi i bimëve narkotikëve; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Hamdi Dyli – 6 vjet e 8 muaj burgim – Kultivimi i bimëve narkotike; Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Arben Vrapi – 5 vjet e 4 muaj burgim – Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Adiol Çifliku – 5 vjet e 4 muaj burgim – Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Lulzim Bushataj – 5 vjet e 4 muaj burgim – Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Mustaf Manej – 5 vjet e 4 muaj burgim – Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Bashkim Mema – 5 vjet e 4 muaj burgim – Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)
Drita Mema – 4 vjet burgim (me pezullim të ekzekutimit dhe 3 vjet shërbim prove) – Kultivimi i bimëve narkotike (u shpall e pafajshme për akuzën “Grup i strukturuar kriminal”)
Izmire Mema – 4 vjet burgim (me pezullim të ekzekutimit dhe 3 vjet shërbim prove) – Kultivimi i bimëve narkotike (u shpall e pafajshme për akuzën “Grup i strukturuar kriminal”)
Edison Mema – 5 vjet e 4 muaj burgim – Kultivimi i bimëve narkotike; Grup i strukturuar kriminal (pjesëmarrës)