Ballina Aktualitet FOTO-LAJM, protestuesit me tortë në Bulevard për ditëlindje e Ramës: Populli të...

FOTO-LAJM, protestuesit me tortë në Bulevard për ditëlindje e Ramës: Populli të uron, jep dorëheqjen

64
0

Protestuesit që janë mbledhur sot në protestën e 35 kundër qeverisë i kanë bërë kryeministrit Edi Rama edhe një “dhuratë” për rastin e ditëlindjes së tij.

Qytetarët treguan se kishin bërë një tortë në të cilën ishte shkruar: “Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr edhe Saliun me vete.”

Ndërkohë, Bulevardi vlon nga thirrjet: “Rama jep dorëheqjen. “Diaspora është me ne”. “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”.