Ballina Kronika Konflikti i një natë më parë vijoi sot/ Plagosje me sëpatë në...

Konflikti i një natë më parë vijoi sot/ Plagosje me sëpatë në Korçë…

85
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë. Sipas informacioneve paraprake është shënuar një plagosje pas goditjes me sëpatë pas një konflikti që ka ndodhur mes dy personave.

Njëri prej tyre raportohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur personin tjetër me të cilin është konfliktuar verbalisht një natë më parë. Konflikti i mbrëmshëm ka vazhduar ditën e sotme ku të dy personat janë konfliktuar sërish por këtë herë ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

I dëmtuari është dërguar në spital, ku sipas bluzave të bardha ka marrë dëmtime në shpatull por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori i ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat. Grupi hetimor do vijojë me veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.