Ballina Kronika Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “Arrest në burg” për Aleks...

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “Arrest në burg” për Aleks Pepën, i akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine

91
0

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Aleks Pepën, i dënuar më herët për grabitjen e 990 mijë eurove në Rinas.

Vendimi është marrë sot, më 7 korrik 2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga dy të hetuarit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Aleks Pepa bashkë me vëllain e tij Jetmir Pepa akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. ndërsa në Shqipëri, përmes vëllait tjetër dhe bashkëpunëtorëve të tyre kanë pastruar miliona euro. Kompania Pepa group në emër të vëllezërve rezulton se ka fituar tendera publikë.

Apeli ka miratuar vendimin e datës 14 prill 2026, me të cilin ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si dhe vendimin e datës 6 qershor 2026, që kishte vendosur vazhdimin e kësaj mase.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesat e Aleks Pepës dhe Ilir Lazrit, duke vendosur që ata të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.