Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Aksidenti fatal ndodhi mbrëmjen e së hënës, më 3 gusht, rreth orës 23:00.
Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet A. P., rreth 42 vjeç, i cili përplasi këmbësorin G. T., rreth 50 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ndërroi jetë në vendngjarje.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në këtë ngjarje tragjike.







