Ballina Aktualitet “Për një muaj ka pasur pesë aksidente në këtë zonë”/ Denoncon, deputeti...

“Për një muaj ka pasur pesë aksidente në këtë zonë”/ Denoncon, deputeti Ndoja: Njerëzit kërkojnë shërbimin e detyruar

100
0

Deputeti i PD, Arjan Ndoja ka denoncuar gjenden e rëndë të rrugëve në lagjen ‘Durrësi i ri’ ku mbrëmë dy të rinj u aksidentuan rëndë.

Arjan Ndoja:

Të nderuar miq!

Kjo është gjendja e rrugëve, kanaleve, pusetave, ndriçimit dhe mbetjeve urbane në Lagjen “Durrësi i Ri”, Rrugët “Azem Hajdari” dhe “ Vala e Detit”.

Mbrëmë dy persona u aksidentuan me motorçikletë dhe janë në gjendje të rënduar shëndetësore nga dëmtimet e pësuara!

Për nje muaj ka pasur pesë aksidente në këtë zonë.

Njerëzit kërkojnë shërbimin e detyruar, por të munguar nga Bashkia Durrës.

Këta banorë kanë të drejtë të jetojnë si të gjithë banorët e tjerë të Durrësit!

Ne si Parti Demokratike do punojmë që ky shërbim me ndërrimin e drejtimit të Bashkisë të sigurohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë!