Pak minuta pas mesnate, Edmond alias Ali Sula sapo kishte zbritur nga automjeti i tij për të hapur derën e jashtme të oborrit që të hynte në shtëpi. Pikërisht në atë moment pranë tij është afruar një person duke e qëlluar për vdekje me një plumb.
Familjarët e 50-vjeçarit, ndonëse kanë qenë në banesë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë të madhe që t’i bënte të besonin se ndaj familjarit të tyre ishte qëlluar me armë. Viktima sipas hetuesve, pavarasisht se ishte konfliktual në zonë, ai nuk kishte asnjë rekord kriminal. Për këtë arsye, për grupin e hetimit ende nuk ka një pistë të qartë se ku do të fokusohen.
Për momentin, oficerët janë duke sekuestruar çdo kamera në zonë dhe janë duke marrë dëshmitë e familjarëve, por edhe personave që janë gjendur në praninë e viktimës përpara se ai të qëllohej. Hetimi po kryhet nga sektori i krimeve të rënda.







