Ballina Kronika Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet...

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

81
0

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në zonën e kthesës së Viroit.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçiklist është përplasur me një maune pasi dyshohet se ka hyrë në korsinë ku po lëvizte mjeti i tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar dëmtime të rënda dhe mësohet se ka humbur këmbën e majtë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe policia, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.