Ballina Aktualitet Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar Autorstradën Tiranë-Durrës

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar Autorstradën Tiranë-Durrës

92
0

Një bashkim kompanish i kryesuar nga Fusha është shpallur fitues në kontratën e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës.

Fondi limit për këtë kontratë ishte paracaktuar 1.32 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Por konsorciumi i përbërë nga Fusha, Udha dhe Taulant shpk janë shpallur fituese me ofertën prej 9.7 milionë eurosh ose 4.3 milionë euro më pak se vlera limit.

Sipas dokumentave të publikuar në APP, në garën për “Plotësimin e punimeve dhe përmirësimit estetik nga sheshi Shqiponja deri tek nënkalimi i Limuthit” u paraqitën 6 oferta.

Fusha merr kontratën 9.7 milionë euro për të gjelbëruar

Më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive IDK konstruksion dhe Elmazaj me 899 milionë lekë, por kjo ofertë u skualifikua për mosplotësim kriteresh.

Oferta e bashkimit të kryesuar nga Fusha ishte e dyta më e ulëta me 908.4 milionë lekë.

Para shtesë për Tiranë-Durrës

Kontrata në fjalë ka në objekt” “Plotësim i punimeve dhe përmirësimi estetik nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”. Sipas dokumenteve ndërhyrja për gjelbërimin e autostradës Tiranë–Durrës konsiston në realizimin e këtyre punimeve: Punime mbushje me dhe vegjetal; Mbjellje me bar; Mbjellje shkurresh dekorative; Mbjellje pemë dekorative; Impiant ujitje automatik për sipërfaqet e gjelbërimit.

“Sipërfaqja totale e parashikuar për zbatimin e projektit të gjelbërimit është rreth 65,000.00 m², që përfshin mbushje me dhe vegjetal. Trafikndarësja ka një gjatësi prej 7,050 ml dhe një gjerësi prej 1.8 m, ku parashikohet mbjellje me shkurre dekorative.

Pjesa anësore, nga barriera deri tek kanali kullues, në të dy drejtimet e rrugës Tiranë– Durrës, ka një gjatësi prej rreth 6000 ml dhe gjerësi që varion nga 1.2 m deri në 3.8 m, ku parashikohet mbjellje me pemë dhe shkurre dekorative. Hapësira të tjera për gjelbërim zënë një sipërfaqe prej rreth 31,000.00 m², ku parashikohet mbjellje me bar.

Parashikohet ndërtimi një impianti ujitje automatike për sipërfaqet e gjelbërimit, monitorim dhe kontroll në distancë përmes sistemit të automatizuar » thuhet në dokument.

Procedura e prokurimit parashikon edhe ndriçimin e nyjës së Laknasit që lidhet me Tiranë-Durrës si dhe disa specifikime të lidhura me ndriçimin në pjesë të ndryshme të rrugës dhe specifikime për mbikalime këmbësorësh./kapitali