Ballina Kronika Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe

81
0

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Malësi të Madhe.

Autoritetet në Spanjë i kanë caktuar 39-vjeçarit masën “arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

I arrestuari pritet të ekstradohet drejt Spanjës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi:

G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.