Ballina Politika ‘Vasali më i shpifur, armik i egër i procesit të integrimit’, Peleshi...

‘Vasali më i shpifur, armik i egër i procesit të integrimit’, Peleshi i ndërpret fjalën Berishës: Mos tejkaloni etikën

103
0

Duke iu drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, Sali Berisha e quajti “vasalin më të shpifur të Edi Ramës” dhe “armik të egër” të Kushtetutës dhe procesit të integrimit. Gjuha e tij mori përgjigje nga kryetari i parlamentit që i ndërpreu fjalën dhe i tha të mos tejkalojë etikën parlamentare, në të kundërt do të marrë masat.

Sali Berisha: Do të mbetesh në historinë e këtij vendi si vasali më i shpifur i Edi Ramës, si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve. Si armik i egër i procesit të integrimit të Shqipërisë. Ka 1 muaj që janë dorëzuar amendamentet për amendimin e ligjeve që KE kërkon të anulohen dhe amendohen të cilat protesta më e fuqishme pas viteve ’90 kërkon të anulohen dhe dil përpara…

Niko Peleshi: Nuk ju drejtohem me ti. Mos tejkaloni etikën parlamentare! Mos përdorni epitete! Do t’ju ndërpres sa herë të shkeni rregulloren! Do të marr masa sipas rregullores për të gjithë deputetët që na sjellin këut një lumë fjalësh që nuk na takon ne!