Ballina Aktualitet FOTOLAJM/ Protestuesit mesazh para Parlamentit. Shënimi në Bulevard, paralajmëron tubimin e radhës

FOTOLAJM/ Protestuesit mesazh para Parlamentit. Shënimi në Bulevard, paralajmëron tubimin e radhës

121
0

Një mesazh simbolik është shfaqur në bulevardin përpara Kryeministrisë, në ditën kur Kuvendi zhvillon një nga seancat e fundit plenare.

Me shkronja të mëdha në shesh është vendosur shënimi “23 Korrik”, që lidhet me thirrjen e radhës për qytetarët për t’u mbledhur në protestë dhe për të vijuar rezistencën e tyre kundër qeverisë.

Shkrimi është realizuar në të njëjtin vend ku prej ditësh zhvillohen tubimet qytetare, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Edhe gjatë ditës së sotme qytetarët u mblodhën para Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare.

Gjatë protestës nuk munguan akuzat ndaj deputetëve, të cilët u cilësuan nga protestuesit si “deputetë të krimit”, ndërsa pati edhe incidente simbolike me hedhje vezësh ndaj disa ligjvënësve.