Ballina Sport Braziliani pret krahëhapur kampionin me Spanjën

Braziliani pret krahëhapur kampionin me Spanjën

106
0

Në mes të Kupës së Botës, Real Madridi i befasoi të gjithë duke nënshkruar me Mark Kukurejën.

Klubi mundi ekipe si Barcelona dhe Atletiko Madrid, të cilat ishin gjithashtu të interesuara, dhe siguroi kampionin e ri të botës për të përforcuar krahun e majtë. Real Madridi është i kënaqur me këtë afrim, duke pasur parasysh performancën e tij gjatë gjithë turneut.

Nuk është vetëm bordi që është i kënaqur me këtë nënshkrim, por edhe skuadra. I fundit që e bëri të qartë këtë ishte Rodrigo. Braziliani që humbi Botërorin për shkak të një dëmtimi komentoi në postimin e Kukurejës duke i thën se: “Urime për titullin!! Të presim në klubin më të madh në botë.”

Ai nuk është lojtari i parë i Real Madridit që i shkruan atij. Menjëherë pas finales kundër Argjentinës, Vinicius, i cili do të jetë shoku i tij i skuadrës në krahun e majtë, postoi një histori në Instagramin e tij duke e uruar lojtarin spanjoll: “Urime dhe mirë se erdhe, Kuku!”

Për më tepër, postimet e tij u pëlqyen nga lojtarë të Real Madridit si Kurtua dhe Rydiger.