Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverinë Rama lidhur me, sipas tij, fushatën kundër protestës paqësore.
“Qëndrimi i qindra mijëra patronazhistëve ndaj protestuesve paqësorë është një nga aktet më të rënda kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante e karakterit diktatorial të këtij regjimi. Është dëshmia më e qartë e një diktature autoritare të bazuar në drogë, narkoshtet dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Rama, përveç angazhimit total të Policisë së Shtetit, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, dhe të SHISH-it, i cili bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë e punonjës të administratës shtetërore për të krijuar llogari false në rrjetet sociale, me qëllim demonizimin e protestës dhe protestuesve, uljen e shikueshmërisë së tyre dhe ndikimin në algoritmet që, sipas tij, dikur kontrolloheshin nga Irani”, u shpreh Berisha







