Ballina Kronika SPAK merr kohë për dosjen e Ballukut, zgjat me 3 muaj afatet...

SPAK merr kohë për dosjen e Ballukut, zgjat me 3 muaj afatet e hetimit

86
0

SPAK pritet të zgjasë edhe më 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, si dhe ish-vartësit e saj, të cilët po hetohen për abuzime me tenderat e rrugëve. Ndërsa për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, pozita e saj është rënduar edhe më shumë, pasi po hetohet edhe për korrupsion e pastrim parash.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se të mërkurën prokurorët e Posaçëm u kanë dërguar fletëthirrje për t’u paraqitur Gentian Gjylit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe Erald Elezit, ish-kreut të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, të cilët janë të pandehur bashkë me Ballukun lidhur me abuzimet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

“Kemi ende veprime hetimore për të kryer,” tha një burim pranë SPAK, “ndaj afati i hetimeve është vendosur të shtyhet edhe me 3 muaj të tjerë, sipas ligjit.”