Ballina Kuriozitete Plazhi piktoresk në Ishujt e Virgjër Amerikanë shpallet më i miri në...

Plazhi piktoresk në Ishujt e Virgjër Amerikanë shpallet më i miri në botë

51
0

Trunk Bay, në Ishujt e Virgjër Amerikanë (US Virgin Islands), është shpallur plazhi më i mirë në botë në renditjen më të fundit të publikuar nga Beach.com.

I njohur për rërën e bardhë, ujin e kristaltë dhe shtegun e veçantë për zhytje me maskë (snorkeling), Trunk Bay konsiderohet një nga destinacionet më mbresëlënëse për pushime në Karaibe.

Renditja është hartuar duke analizuar afro 100 mijë vlerësime të udhëtarëve, si edhe të dhëna për cilësinë e ujit, klimën, aksesueshmërinë dhe popullaritetin e plazheve, të mbështetura në burime si NASA dhe Bashkimi Evropian.

Sipas Beach.com, periudha më e mirë për të vizituar Trunk Bay është nga mesi i dhjetorit deri në mesin e prillit. Për të shmangur fluksin e madh të turistëve, rekomandohet që vizitorët të mbërrijnë herët në mëngjes ose pas orës 15:00, kur largohen shumica e anijeve turistike.

Për ata që preferojnë një atmosferë më të qetë, muajt prill, maj dhe qershor konsiderohen koha ideale për të vizituar plazhin. Hyrja kushton 5 dollarë për personat mbi moshën 16 vjeç.

Në vendin e dytë të renditjes u pozicionua plazhi Elafonissi në Greqi, ndërsa vendin e tretë e zuri Grace Bay në Turks and Caicos.

10 plazhet më të mira në botë sipas Beach.com:

Trunk Bay – Ishujt e Virgjër Amerikanë
Elafonissi Beach – Greqi
Grace Bay – Turks and Caicos
Flamenco Beach – Porto Riko
Golden Horn – Kroaci
Palolem Beach – Indi
Sandy Point National Wildlife Refuge – Ishujt e Virgjër Amerikanë
Playa Balandra – Meksikë
Praia da Falésia – Portugali
Eagle Beach – Aruba.