Ballina Aktualitet SPAK zgjeron akuzat ndaj Ballukut, e pandehur edhe për tre lote të...

SPAK zgjeron akuzat ndaj Ballukut, e pandehur edhe për tre lote të tjera të Unazës

73
0

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera edhe për lotet 5, 6 dhe 7 të Unazës së Madhe.

SPAK pritet t’i komunikojë Ballukut këtë fakt, si edhe vendimin për zgjatjen e hetimeve me tre muaj të tjerë. Ish-zëvendëskryeministrja nuk pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, por me aktet do të njihet avokati i saj, Ardian Kalia.

Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.

Për të njëjtat lote janë marrë të pandehur edhe ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, Miranda Shkurta, zyrtare pranë Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave