Ballina Aktualitet Banda e Çapjave dhunon Elton Qynon, ‘ushtarja’ e fundit që goditi gazetarin...

Banda e Çapjave dhunon Elton Qynon, ‘ushtarja’ e fundit që goditi gazetarin në befasi, roli i mbesës…

81
0

Grupi kriminal i Çapjave të Elbasanit ka udhëruar kërcënimin, shantazhimin dhe dhunimin e gazetarit Elton Qyno, i cili ka investiguar dhe denoncuar në vijimësi veprimtarinë kriminale të një prej bandave më gjakatare në vend, tashmë e goditur nga SPAK.

Sipas burimeve, gazetari Elton Qyno është goditur ditën e djeshme në befasi pranë Spitalit Amerikan 3 nga bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm. Autorja e sulmit është njëherësh mbese e Neritan Nallbatit, një nga peronazhet më kontroversë dhe të errët të uniformave blu, Drejtor i Departamentit për Policinë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Fillimisht, bashkëshortja e Florenc Çapjas, sapo ka parë gazetarin Qyno, e ka goditur me telefon. Më pas goditjet kanë vijuar me çantë dhe mjete të tjera rrethanore. Pas sulmit, gazetari Qyno e ka kallëzuar penalisht zonjën Çapja në policia. Menjëherë pas kallëzimit dhe sekustrimit të pamjeve filmike, policia ka shpallur në kërkim bashkëshorten e Florenc Çapjas. Para sulmit, gazetari Qyno ka marrë në vijimësi mesazhe kërcënuese nga grupi kriminal Çapja.

Dumani rekrutoi si dëshmitarë Adrian dhe Florenc Çapjan kundër gazetarit Elton Qyno që fitoi dy beteja kundër SPAK-ut

Gazetari Elton Qyno, si rrallëkush, ka fituar dy beteja kundër SPAK-ut, beteja të cilat sipas gezetarit reflektojnë një inat personal të pashpjegueshëm të prokurorit Altin Dumani ndaj tij. Çështja e parë konsiston në sekuestrimin e telefonave dhe sendeve të tjera personale të gazetarit Elton Qyno nga SPAK dhe GJKKO, pas publikimit nga ana e tij të disa komunikimeve në Skye Ecc mes figurave të krimit të organizuar për eliminim fizik të rivalëve. Vendimarrja e SPAK dhe GJKKO u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Çështja e dytë konsiston në përfshirjen e gazetarit Elton Qyno si anëtar i organizatës së madhe kriminale të Suel Çelës, me pretendimin se ka fshirë lajme kundrejt pagesës. Ky pretendim i SPAK-ut dhe GJKKO shkalla e parë u rrëzua nga Apeli i GJKKO dhe Gjykata e Lartë, sipas të cilave gazetari Elton Qyno nuk kishte kryer asnjë vepër penale, se fakti penal i pretenduar nuk ekzistonte, pra Qyno nuk kishte fshirë asnjë lajm kundrejt pagesës, se gazetari nuk ishte pronar mediash që të kishte akses në fshirje lajmesh dhe se korrupsioni i pretenduar në sektorin privat nuk ekzistonte.

Pavarësisht dy vendimeve të gjykatave më të larta, ish kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka këmbëngulur duke e përfshirë gazetarin Elton Qyno në grupin e Suel Çelës, duke çuar bashkë me grupin për gjykim. Ndonëse Apeli i GJKKO dhe Gjykata e Lartë thonë e zeza mbi të bardhë se Elton Qyno nuk ka kryer asnjë veprim të kundraligjshëm, sërish emrin i tij figuron në njoftimin e SPAK-ut për listën e personave që dërgohen për gjykim.

Duket gati e pabesueshme, por rezulton se ‘prova’ e Altin Dumanit kundër gazetarit Elton Qyno janë dy dëshmitarë, Ardian dhe Florenc Çapja, drejtuesit e grupit kriminal Çapja në Elbasan, të dënuar të dy me burgim të përjetshëm për një sagë krimesh kundër jetës, përfshirë edhe vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezit Beqiri. Ish kreu i SPAK-ut Altin Dumani mësohet se ka intervistuar në burg krerët e grupit kriminal Çapja, të cilët kanë thënë se gazetari Elton Qyno ka shkruar kundër tyre.

Faktet tregojnë se gazetari Elton Qyno ka raportuar për veprimtarinë e disa grupeve kriminale në Elbasan, Çapajt, Çelajt dhe Çopjat, evidenca që rrëzojnë pretendimet e dyshes Ardian dhe Florenc Çapajt. Gjithsesi, në seancat e shqyrtimit paraprak të dosjes së SPAK në GJKKO, gazetari Elton Qyno duket se do të ketë përballë jo vetëm Altin Dumanin, por edhe Ardian dhe Florenc Çapajn, të cilët kanë të pakën 9 varre mbi kurriz. Dhe ky është një precedent tejet i rrezikshëm për gazetarinë në Shqipëri, pasi po përdoren vrasës me pagesë të denuar përjetë për të dënuar gazetarë.