Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar lirimin nga burgu të Ilir Beqajt, për të cilin GJKKO caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.
I pyetur nga gazetarër, Berisha u shpreh se “Beqaj do të lirohej nga burgu, pasi vjedhjet e mëdha i ka bërë me Ramën”.
Sipas Berishës, ky vendim tregon se sistemi i drejtësisë është nën kontroll të plotë nga Edi Rama.
“Lirimi i Ilir Beqajt është dëshmia flagrante e kontrollit të plotë total të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama, totalisht. Vetë akuza kundër tij ishte qesharake në raport me plaçkitjen e qindra miliona eurove. Sterilizimi dhe iniciator është Edi Rama se dilte me një gërshrë të thyer dhe një pincë të thyer se me ja cfarë operoheshin, rriten me 84% çmimin e sterilizimit në Shqipëri. Ilir Beqaj do dilte sepse vjedhjet e mëdha i bëri me Edi Ramën”, tha Berisha.







