Ballina Sport Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin...

Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin e tij për shitjen e Botërorit

70
0

Plani i kreut të FIFA-s për shitjen e Botërorit ka rënë poshtë. Nëse realizohej, ai do të përfitonte një pagë shumë më të madhe, falë “Fifa Forward Enterprise”.

Plani i Gianni Infantino-s për të shitur 20% të të drejtave të Kupës së Botës nëprmjet “Fifa Forëard Enterprise” – një operacion prej rreth 3.65 miliardë eurosh, – ka rënë poshtë përfundimisht, pas protestave të forta të UEFA-s, Concacaf dhe sponsorëve.

Edhe pse presidenti i FIFA-s ka përsëritur gjithmonë se nuk kishte asnjë përfitim personal nga ajo iniciativë, një hetim i ”Times” ka zbuluar se zvicerani do të kishte një pagë prej 30 milionë eurosh, plus bonuset. Një shifër shumë larg 3 milionë eurove që ai merr aktualisht.

Në qendër të kritiva të ashpra, Infantino qëndron në krye të organizmit që drejton futbollin botëror, por dyshimet janë rritur për menaxhimin e projektit të tij.