Ballina Aktualitet “Rama s’ka ikur me pushime këtë verë! Nuk ka as mbështetjen e...

“Rama s’ka ikur me pushime këtë verë! Nuk ka as mbështetjen e PS-së” – Protesta e 64 te Kryeministria, i riu shpalos kërkesat: Qeveri tranzitore dhe ndryshim i ligjit zgjedhor!

59
0

Sot po zhvillohet protesta e 64-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Pasi u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, protestues të shumtë janë ndalur përpara godinës së Kryeministrisë ku kanë nisur edhe fjalimet nga foltorja.

Gjatë fjalës së tij, një nga të rinjtë pjesëmarrës në protestë deklaroi se qëndresa 2-mujore e ka futur në krizë mazhorancën, ndërsa artikuloi qartë edhe kërkesat kryesore të tubimit për daljen nga situata politike.

“Ne jemi këtu prej 64 ditësh pa ndalim dhe Rama e ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër veç dorëheqjes së tij. Ai nuk ka ikur me pushime si çdo gusht, por ka mbledhur partinë e tij sepse ka kuptuar se përveç mbështetjes popullore që nuk e ka, nuk ka më as mbështetjen e partisë së vet.

Për dy muaj Edi Rama është përpjekur të delegjitimojë këtë protestë, por ndodhi e anasjella. Kjo protestë nuk ndalon derisa Rama të firmosë dorëheqjen e tij!

Pas dorëheqjes së tij kërkojmë qeveri tranzitore me mandat 12-mujor që të bëjë të mundur ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe të ndryshojë ligjin zgjedhor, me qëllim që të mundësohen zgjedhje të lira dhe të pandikuara nga krimi!”