Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi disa fotografi familjare krah bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre.
Në mesazhin e saj, Hoti shprehu dhimbjen për humbjen e partnerit të jetës.
“U prehsh në paqe i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im! Do na mungosh gjithë jetën”, shkroi ajo.
Elda Hoti dhe bashkëshorti i saj ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Familjarët e tjerë kanë bërë me dije se shkak i ndarjes nga jeta të Ndojës ishtë një atak kardiak.
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ladi Ndojës ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për deputeten dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.







