Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur në Korçë.
Pas disa orësh kërkime, efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe kapur autorin në afërsi të banesës së tij.
I dyshuari është identifikuar si Kristian Sterjo, i cili eshte shoqëruar në komisariat. Pas shoqërimit, policia pritet të vijojë me procedurat e mëtejshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar motivin dhe rrethanat e vrasjes..







