Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, patrullimeve, bashkëpunimit me qytetarët dhe punës informative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e planit të posaçëm të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh finalizuan 2 faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria”, gjatë të cilave u godit një rast i armëmbajtjes pa leje, si dhe u parandalua një vjedhje. Për këto raste:
-u arrestua në flagrancë shtetasi suedez, O. K., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën (marsup) që mbante me vete, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me karikator të mbushur me fishekë, që posedoheshin pa leje;
-u arrestua në flagrancë, në afërsi të banesës, ku kishte tentuar të vidhte një kasafortë murale, shtetasi D. P., 24 vjeç, ndërsa nga hetimet e kryera për këtë rast, u identifikuan 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit V. K., 38 vjeç dhe S. I., 26 vjeç. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u mundësua ndalimi i shtetasit V. K., ndërkaq punohet intensivisht për kapjen e shtetasit S. I..







