Ballina Lifestyle Beyoncé përfundon në gjykatë, zbuloni arsyen

Beyoncé përfundon në gjykatë, zbuloni arsyen

49
0

Sipas dokumenteve gjyqësore, të siguruara nga TMZ, një kompani e quajtur Hirose Enterprise dhe një producent i quajtur Shuji Hirose po padisin Beyoncé-n dhe kompani të ndryshme muzikore për shkelje të pretenduar të të drejtave të autorit.

Hirose thotë se zotëron të drejtat e një kënge të titulluar “Moonraker”, të interpretuar nga një muzikant i quajtur John Holiday. Kompania thotë se Beyoncé ka përdorur si mostër “hyrjen e folur” të këngës në “Alien Superstar”, e cila u publikua në albumin e saj të vitit 2022, “Renaissance”.

Padia pretendon se Beyoncé dhe ekipi i saj nuk morën fare licencë për përdorimin e mostrës përpara publikimit të albumit, por e morën një të tillë disa javë pas publikimit të albumit, megjithatë vetëm nga interpretuesi Holiday, për të cilin Hirose pretendon se kishte transferuar të gjithë interesin e tij mbi këngën dekada më parë.

Hirose thotë se e njoftoi kompaninë e Beyoncé-s për shkeljen, por ajo ka vazhduar ta shesë regjistrimin. Kompania po kërkon një urdhër gjykate për ta ndaluar Beyoncé-n të vazhdojë të përfitojë financiarisht nga vepra e tyre, si dhe dëmshpërblime në një shumë të paspecifikuar.