Ballina Opinion Vlora e kthyer në ‘një prostitutë’ të pasjellshme turistike!

Vlora e kthyer në ‘një prostitutë’ të pasjellshme turistike!

91
0

Nga Irena Beqiraj

Pas shumë vitesh vendosa të kaloj 3 ditë verore në qytetin tim të lindjes. Trafiku më detyroi ti kaloj këto tre ditë  jo në shtëpinë e prindërve por në hotel afër detit.

Në ketë konvikt të madh betoni pa identitet  nuk di si ta quaj veten vendase apo turiste  .
Në Vlorën ku turizmi është shndërruar në një akt frenetik performance e dukje nën markën e turizmit elitar nuk mungojnë pishina prive për ata që harxhojnë 35,000 mijë lekë në klub, edhe për të pirë një kafe duhet të paguash 3,000 lekë vëtëm për hyrje, shprehja e Cecilie Hollberg, drejtoreshës së Gallerisë dell’Accademia në Firence, e cila thotë: “Sapo qyteti bëhet prostitutë, është e vështirë  të kthehet përsëri në virgjëreshë”, është kaq aktuale.

Në Vlorën turistike, e keqpërdorur  nga pronarë e menaxherë resortesh dallkaukë e  të pasjellshëm,   edhe deti m’u duk larg edhe pse isha afër tij . Pranë detit ku u rrita ditët nuk janë më  furra të buta ngrohtësie, edhe netët nuk janë në ninulla valësh ku mendja mund të qetësohet. Në buzë të detit ku u rrita  të rrethuar tanimë nga katrahura e betonit,  lulëzon çmenduria pa kuptim e të ashtuquajturit turizëm elitar të ofruar nga një tufë dallkaukësh të pangopur  .

Këto ishin 3 ditët e fundit në Vlorë …….. në këtë qytet nuk dihem më vlonjate , por refuzoj të quhem edhe turiste e  qytetit tim fatkeqësisht  të kthyer në një prostitutë të pasjellshme!