Ballina Aktualitet Pas aksidentit, analisti Klevi Elezi apel drejtuesve: “Respektoni rregullat, jeta është mbi...

Pas aksidentit, analisti Klevi Elezi apel drejtuesve: “Respektoni rregullat, jeta është mbi çdo gjë”

222
0

Pas aksidentit automobilistik të ndodhur në Durrës, redaksia e Bulevardi News ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtuesin e Antarin e Kryesis Durrës të Partisë Mundësia, Klevi Elezi, për t’u interesuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në një prononcim për Bulevardi News, Elezi konfirmoi se është mirë me shëndet dhe nuk ka asnjë shqetësim, duke falënderuar të gjithë ata që u interesuan për të pas ngjarjes.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë telefonuar, më kanë shkruar apo janë interesuar për gjendjen time. Jam mirë me shëndet dhe fatmirësisht nuk kam asnjë problem. Ka qenë një moment i papritur dhe sigurisht që një aksident të bën të reflektosh edhe më shumë për rëndësinë e kujdesit në rrugë.

Dua të përcjell një mesazh për të gjithë drejtuesit e automjeteve: të tregojmë më shumë kujdes, të mos nxitoheni dhe të respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor. Në rrugë nuk jemi vetëm dhe një pakujdesi e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha.

Shëndeti dhe jeta janë mbi çdo gjë tjetër. Prandaj, i bëj thirrje të gjithë drejtuesve që të jenë të përqendruar gjatë drejtimit të mjetit, të respektojnë distancën, shpejtësinë dhe rregullat e qarkullimit.

Për mua, fatmirësisht, gjithçka është në rregull. Falënderoj edhe një herë të gjithë miqtë, familjarët, kolegët dhe qytetarët që u shqetësuan dhe më kontaktuan. Vëmendja dhe mesazhet e tyre kanë qenë një tregues i madh kujdesi dhe miqësie”, u shpreh Elezi për Bulevardi News.

Në rrjetet sociale u shpërndanë pamje nga vendngjarja, ku dukeshin dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira në aksident.

Megjithatë, nga biseda telefonike e zhvilluar nga redaksia e Bulevardi News me Klevi Elezin, konfirmohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shqetësime.