Ballina Kronika I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet pas afro një...

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet pas afro një viti Ylli Zalla

65
0

Merr fund arratia e Ylli Zallës, 49-vjeçarit të shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka ndarë pamjet nga arrestimi i Zallës në Krujë. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pak pas raportimeve se në shtëpinë e tij në Zallë të Fushë-Krujës ishte vendosur tritol, çka shkaktoi dëme në pjesën e çatisë së shtëpisë një katëshe dhe i dogji “Benz”-in, Ylli Zalla reagoi duke kërkuar nga ana e drejtësisë zbardhje të plotë të vrasjes së Gilmando Danit për të cilën dyshohet nga drejtësia se ai ka bashkëpunuar.

Ndonëse blutë e vendit e kërkonin që prej nëntorit të 2025, momenti kur ndodhi atentati i bujshëm ndaj Gilmando Danit, Zall pretendon pafajësinë në lidhe me ngjarjen. Ndërsa këmbëngul që të zbardhet e vërteta e të zbulohet autorit i vërtetë i vrasjes së Danit, pasi akuzat e ngritura ndaj tij i kanë rrezikuar jetën.

Ylli Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas. Zalla dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin e nëntorit 2025 ku u vranë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, akuza të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.

Ndërkohë 12 vjet më parë, Ylli Zalla është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë.