Ka nisur protesta e 79 kundër qeverisë. Qytetarët kanë nisur organizimin në sheshin “Skënderbej”, ku më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme.
Qytetarët shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme.
Kujtojmë se Diaspora shqiptare ishte e pranishme në protestën e mbajtur në datat 14, 15 dhe 16 gusht.







