Ballina Lifestyle Dikur partnerë/ Kryebashkiaku i Kievit prek me dedikimin për aktoren që ndërroi...

Dikur partnerë/ Kryebashkiaku i Kievit prek me dedikimin për aktoren që ndërroi jetë: Do i flas vajzës sonë për ty

140
0

Ish-boksieri dhe kryebashkiaku i Kievit, Wladimir Klitschko, ka reaguar publikisht pas vdekjes së ish-partneres së tij, aktores së njohur Hayden Panettiere, e cila u nda nga jeta më 16 gusht në moshën 36-vjeçare. Aktorja, e njohur për rolet e saj në “Heroes” dhe “Nashville”, ishte nëna e vajzës së tyre, Kaya, dhe lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka tronditur familjarët dhe kolegët.

Ish-kampioni botëror i boksit e ka përshkruar humbjen si një goditje të rëndë për familjen. “Familja jonë po kalon një periudhë tronditjeje dhe dhimbjeje të thellë. Lajmi për vdekjen tragjike të Hayden më ka pikëlluar thellë”, shkroi Klitschko në Instagram.

Në mesazhin e tij, ai vlerësoi edhe rrugëtimin artistik të Panettiere, duke kujtuar talentin dhe forcën me të cilën ajo përballoi sfidat e jetës. “Ajo ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme falë talentit të saj të madh, ndërsa njëkohësisht u përball edhe me anët më të errëta të një industrie jashtëzakonisht kërkuese”, u shpreh ai.

Por pjesa më prekëse e dedikimit lidhej me vajzën e tyre 11-vjeçare. Klitschko premtoi se Kaya do të rritet duke e njohur dhe kujtuar nënën e saj me dashuri e respekt. “Vajzës sonë, Kayas, do t’i flas gjithmonë për nënën e saj me respekt dhe do të sigurohem që ajo ta kujtojë Hayden për personin që ishte”, shkroi ai.

Në fund, ish-boksieri shkroi një mesazh lamtumire: “Pusho e qetë, Hayden. U prehsh në paqe të përjetshme.” Vdekja e Panettiere është ende nën hetim, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka shenja të një krimi apo rrethanash të dyshimta.