Ballina Kronika Aksidenti në liqenin e Komanit, pesë turistët e huaj transportohen me helikopter...

Aksidenti në liqenin e Komanit, pesë turistët e huaj transportohen me helikopter drejt spitalit të Shkodrës

42
0

Pesë turistë të huaj kanë mbetur të plagosur pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.

Mediat bëjnë me dije  se të rinjtë janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës.

Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.

Megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Të plagosur kanë mbetur pesë persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar lëndime.

Policia thotë se shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.