Një person ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Rus’ në Shkodër pasi është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Bruçin, i cili në qershor 2024 u dhunua me sende të forta nga 5 persona për një vendparkim. Autori i plagosjes së sotme është fqinji i tij, Pjerin Bitani, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Bruçi është nën kujdesin e bluzave të bardha.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







