Ballina Kronika Plagoset në detyrë një ushtar i Forcave të Armatosura gjatë aksionit për...

Plagoset në detyrë një ushtar i Forcave të Armatosura gjatë aksionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë

54
0

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura ka mbetur i plagosur gjatë një incidenti teknik gjatë operacioneve intensive për përballimin dhe shuarjen e vatraë të zjarrit në territorin e bashkisë së Mirditës.

Sipas burimeve paraprake i plagosur ka mbetur 28 vjeçari Andrea Kaçi, i cili ka marrë plagë në kokë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në gjendje stabël.

Ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur efektivi po furnizonte me ujë një nga automjetet zjarrfikëse që ndodheshin në terren. Sipas të dhënave paraprake, shkak për incidentin është bërë plasja e një tubi presioni me diametër 120 milimetra, i cili ishte i pajisur me strukturë metalike në pjesën e kokës.

Presioni i lartë i ujit ka shkaktuar shkëputjen e menjëhershme të pjesës metalike, e cila e ka goditur ushtarin në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Efektivi i dëmtuar është marrë menjëherë në kujdes nga personeli i pranishëm dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sektori i mbrojtjes dhe emergjencave civile po vijon punën në territor për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërsa po verifikohen edhe rrethanat teknike të incidentit.