Ballina Kulturë ‘Antikuariat e Kristale’/ Koleksionisti Gjergj Marena sjell në vëmendje objektet shqiptare në...

‘Antikuariat e Kristale’/ Koleksionisti Gjergj Marena sjell në vëmendje objektet shqiptare në tregjet e antikuarëve italianë

68
0

Në bibliotekën e famullisë “Zoja e Shkodrës” u zhvillua veprimtaria kulturore “Antikuariat e Kristale”, me autor Gjergj Marenën, e cila solli në vëmendje vlerat e kujtesës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Në qendër të aktivitetit ishte referimi i Gjergj Marenës me temë “Kujtesa kombëtare shqiptare në tregjet e antikuarëve italianë”. Gjatë veprimtarisë u trajtua prania dhe vlera e objekteve që lidhen me historinë dhe kulturën shqiptare në tregjet e antikuarëve jashtë vendit.

Aktiviteti krijoi një hapësirë bashkëbisedimi mbi rëndësinë e ruajtjes, njohjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke vënë në fokus objektet me vlerë historike dhe rolin e tyre në ruajtjen e kujtesës kombëtare.