Ballina Lifestyle “Ndjeva sikur gjeta zërin tim!”/ Paris Hilton zbulon si nisi aventura e...

“Ndjeva sikur gjeta zërin tim!”/ Paris Hilton zbulon si nisi aventura e saj në muzikë 20 vite më parë

70
0

Njëzet vjet pas publikimit të albumit të saj të parë, “Paris”, Paris Hilton ka rikthyer në vëmendje momentin që shënoi hyrjen e saj në industrinë e muzikës.

Me rastin e dy dekadave nga publikimi i albumit, Hilton ka ndarë në Instagram disa fotografi dhe një video nga prapaskenat e krijimit të tij, duke rrëfyer se projekti mbetet një nga punët më personale për të.

“Njëzet vjet që nga albumi im debutues, ‘Paris’. Ky album do të jetë gjithmonë kaq personal dhe kaq afër zemrës sime”, shkroi ajo.

Hilton tregoi se albumi i dha mundësinë të shfaqte një tjetër anë të personalitetit të saj dhe të gjente mënyrën për të shprehur veten përmes muzikës.

“Ishte një nga herët e para që ndjeva vërtet se gjeta zërin tim dhe isha në gjendje të ndaja me botën një anë krejtësisht të ndryshme të vetes”, u shpreh ajo.

Albumi “Paris” u publikua dy dekada më parë dhe shënoi debutimin e Hilton në muzikë, pas famës së saj si figurë televizive dhe trashëgimtare e familjes Hilton.