Kevin de Bryjne foli me Corriere dello Sport rreth asaj që ka ndryshuar nën drejtimin e Masimiliano Alegrit në këto pak ditë stërvitjeje me Napolin.
“Kam qenë këtu për 20 ditë dhe gjithçka ka ndryshuar, nuk dua të bëj një analizë në një kohë kaq të shkurtër. Por do të thoja se kemi filluar mirë dhe ndihem mirë gjithashtu, aq sa fillova të luaja menjëherë.
Për Antonio Konten: “Nuk ka shumë kuptim të flasësh për këtë, por nëse më bëjnë një pyetje, jam i sinqertë. Gjithmonë zgjedh të vërtetën, më pëlqen të luaj futboll të mirë dhe e kam thënë këtë edhe para se të vija. Nuk do të ndryshoj kurrë kush jam, është ajo që më bën lojtarin që jam. Unë jam vetvetja.
Mungesa e kimisë? Ndodh, nuk është një problem i madh, nuk mund të lidhesh me të gjithë në karrierën tënde dhe kjo është në rregull. Nuk jam i vetmi, ndonjëherë njerëzit kanë pikëpamje të ndryshme për futbollin. Është normale”, zbuloi mesfushori belg.







