Moderatorja dhe aktorja britanike Amanda Holden ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve verore në ishullin grek të Korfuzit.
55-vjeçarja u fotografua duke shijuar diellin e veshur me bikini të gjelbra, duke vënë në pah fizikun e saj në formë dhe duke dëshmuar edhe një herë se vazhdon të ruajë një pamje mbresëlënëse.
Fotografitë e saj kanë bërë xhiron e mediave rozë dhe rrjeteve sociale.
Fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e moderatores britanike.







