Ballina Aktualitet “S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë”/ Projektet TID në Durrës, banorët...

“S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë”/ Projektet TID në Durrës, banorët kërkojnë pezullimin e punimeve dhe shpronësimeve

161
0

Me një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të tjera, një përfaqësi e grupimit qytetar kundër projektit TID në Durrës kërkon pezullimin e menjëhershëm të të gjitha punimeve, prishjeve dhe procedurave të shpronësimit.

Sipas dokumenteve ligjore, me hyrjen në fuqi të VKM-së nr. 621 të korrikut 2026, është shfuqizuar vendimi i vitit 2020 që shpallte Zonën 5 si zonë për zhvillim, mbi të cilin u ngrit i gjithë projekti i rikualifikimit urban pranë Parkut Arkeologjik dhe Amfiteatrit.

Siç raportohet nga 74 prona të parashikuara fillimisht për shpronësim, të paktën 20 prej tyre rezultojnë se nuk duhet të jenë më objekt ndërhyrjeje apo prishjeje.

Banorët kërkojnë rishqyrtim të plotë të projektit, përditësim të listave të pronave, njoftim individual për secilën familje dhe pezullim të financimeve e prokurimeve deri në rivlerësimin e situatës ligjore.

“S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë”, është shprehur një qytetare.

Përfaqësuesit e pronarëve paralajmërojnë se vazhdimi i ndërhyrjeve mbi aktet ligjore tashmë të shfuqizuara e bën projektin të pamundur dhe të paligjshëm, ndërsa kërkojnë nga institucionet përgjigje zyrtare brenda afateve ligjore.