Ballina Kronika Arrestohet biznesmeni Luan Muça, pronari i “Delta”-s; dyshohet për përfshirje në konfliktin...

Arrestohet biznesmeni Luan Muça, pronari i “Delta”-s; dyshohet për përfshirje në konfliktin me Vasil Bedinajn

89
0

Biznesmeni Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta”, është arrestuar pas një konflikti të dyshuar me biznesmenin tjetër vlonjat, Vasil Bedinaj.

Ngjarja është konfirmuar nga Drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, i cili dha detaje mbi hetimet dhe tha se pista kryesore lidhet me çështje pronësie.

Sipas policisë, konflikti mes palëve ka degraduar, ndërsa autoritetet po verifikojnë rolin e secilit person të përfshirë në ngjarje. Hetimet janë përqendruar te motivet e përplasjes dhe te rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur.

Luan Muça është një emër i njohur në botën e biznesit, si pronar i kompanisë “Delta”, ndërsa Vasil Bedinaj po ashtu njihet si biznesmen në Vlorë.