Britney Spears ka tërhequr vëmendjen me një postim të pazakontë në Instagram, ku ka publikuar një citat të Justin Bieberit lidhur me vlerën personale.
Këngëtarja 44-vjeçare postoi një fotografi të Bieberit dhe e etiketoi atë, ndërsa mbi imazh ishte vendosur një citat me tekst të kuq: “Vlera ime nuk bazohet në atë që kam bërë, atë që kam, atë që njoh apo atë që thonë njerëzit për mua. Unë jam i mjaftueshëm sepse Zoti më krijoi. – Justin Bieber”.
Spears nuk dha asnjë shpjegim tjetër për postimin, përveç etiketimit të Justin Bieberit.
Reagimi i saj vjen pasi ajo së fundmi kishte folur publikisht për “dëmin” që, sipas saj, i kishte shkaktuar periudha 13-vjeçare nën kujdestari ligjore.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka reaguar për Bieberin, pasi edhe në shtator të vitit 2025 kishte bërë një postim për të në rrjetet sociale.







