Tirana nuk gabon në “Selman Stërmasi”, mposht me rezultatin 4-0 Vorën dhe merr fitoren e parë sezonale në kampionat.
Bardheblutë duhet të reagonin pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe ndonëse pa mbështetjen e tifozëve, në ndeshjen e parë në shtëpi arrijnë që të mposhtin Vorën me rezultatin 4-0, duke marrë pikët e para sezonale në Abissnet Superiore.
Kish zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Xhixha dyfishoi shifrat në pjesën e parë. Hazrollaj bëhet protagonist për vendasit në pjesën e dytë, pasi shënon dy gola në portën e Vorës, duke vulosur fitoren e parë të Tiranës në këtë kampionat.
Vora u duk e pafuqishme në kryeqytet. Skuadra e Bellajit pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat.







